Donjeta Sadiku e demolon greken, kualifikohet në finalen e madhe të Lojërave Mesdhetare

Boksi

Donjeta Sadiku e demolon greken, kualifikohet në finalen e madhe të Lojërave Mesdhetare

Nga: K.Goca Më: 26 gusht 2026 Në ora: 19:14
Marjola Sallauka e Donjeta Sadiku

Boksierja e Kosovës, Donjeta Sadiku, ka siguruar finalen e madhe të Lojërave Mesdhetare, pasi ka  demoluar boksieren greke Sofia Legaki.

Donjeta tregoi formë të shkëlqyer që në rundin e parë, duke boksuar në mënyrë të disiplinuar dhe duke e goditur disa herë kundërshtaren e saj greke.

Edhe në rundin e dytë, Sadiku zhvilloi një luftë të madhe dhe vazhdoi të kontrollonte duelin. Legaki u përpoq disa herë ta befasojë me goditje të shpejta, por Donjeta ishte shumë e kujdesshme dhe e menaxhoi me sukses situatën.

Në rundin e tretë, boksierja dëshmoi edhe një herë klasën e saj, duke dominuar duelin dhe duke arritur fitore të merituar që e dërgoi në finalen e madhe.

Në finale do të përballet me boksieren ruse që e përfaqëson Serbinë, Kristina Kuluhova. Kuluhova në fakt është ruse që garon për Serbinë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat