Boksierja kosovare Donjeta Sadiku ka shkruar historinë, duke fituar medaljen e artë në Lojërat Mesdhetare, Taranto 2026 në peshën deri në 60 kg.
Boksierja e Kosovës, Donjeta Sadiku, ka shënuar fitore ndaj kundërshtares nga Serbia me prejardhje ruse Kristina Kuluhova, duke e detyruar atë të dorëzohet në rundin e dytë.
Donjeta është fituese e medaljes së artë në Lojërat Mesdhetare në kategorinë deri 60 kg.
Rundi i parë jashtëzakonisht i luftuar.
Donjeta Sadiku ka treguar formën e saj duke i dhënë disa goditje ruses që e përfaqësoi Serbinë,.
Në rundin e dytë, presioni i Sadikut u rrit dhe kundërshtarja u detyrua ta ndërpresë përballjen.