Boksieri kosovar, Bashkim Bajoku, ka shënuar fitoren e dytë në Kampionatin Evropian të boksit që po zhvillohet në Sofje të Bullgarisë.
Bajoku triumfoi bindshëm me rezultat 5:0 ndaj boksierit nga Shqipëria, Kristjan Koço, në kategorinë deri në 55 kilogramë.
Boksieri kosovar zhvilloi një paraqitje të mirë, duke treguar teknikë, ritëm dhe kontroll gjatë gjithë duelit.
Me vendimin unanim të gjyqtarëve, Bajoku u shpall fitues dhe siguroi kështu fitoren e dytë në këtë Kampionat Evropian.
Kampionati Evropian në Sofje po zhvillohet nga 15 deri më 26 shtator 2026.