Xhoxhaj i gatshëm

Boksi

Xhoxhaj i gatshëm

Më: 13 tetor 2026 Në ora: 16:02
Pamje nga konferenca

Boksieri shqiptar Armend Xhoxhaj do të përballet për herë të tretë me gjermanin Roman Fress, në një duel që pritet të zhvillohet më 14 nëntor në Magdeburg të Gjermanisë.

Dy boksierët kanë një histori rivaliteti, pasi Xhoxhaj fitoi përballjen e parë, ndërsa dueli i dytë, i zhvilluar më 30 maj, përfundoi me barazim.

Përballja e tretë pritet të jetë vendimtare për të përcaktuar epërsinë mes tyre. Gjatë konferencës për media, Xhoxhaj u shpreh i bindur në aftësitë e tij, duke theksuar se synon fitoren e radhës.

“Ndjej se kam fituar dy herë. Do të fitoj edhe herën e tretë. Duhet ta bëj punën time dhe të luftoj deri në fund”, deklaroi boksieri shqiptar.

Rivaliteti mes tyre është shtuar edhe më shumë pas barazimit të fundit, i cili ua pamundësoi të dyve të siguronin një mundësi të mundshme për titullin botëror.

Fituesi i duelit të nëntorit mund të fitojë një shans për të garuar për titullin botëror, ndërsa vendimi për këtë çështje pritet të merret nga organizata WBO pas përballjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat