Mike Malott e nokauton Joaquin Buckleyn, shpërblehet me 100 mijë dollarë

Boksi

Mike Malott e nokauton Joaquin Buckleyn, shpërblehet me 100 mijë dollarë

Më: 18 tetor 2026 Në ora: 15:16
Pamje nga dueli Mike Malott - Joaquin Buckley

Mike Malott ka dhuruar spektakël në Edmonton, duke e nokautuar Joaquin Buckley me një goditje të fuqishme me gju në raundin e dytë, për të regjistruar fitoren e pestë radhazi në UFC.

Luftëtari kanadez i kategorisë velter shkëlqeu para tifozëve vendas në eventin UFC Fight Night 291, të mbajtur në palestrën Rogers Place në Edmonton.

Malott e përfundoi përballjen në mënyrë spektakolare, duke e rrëzuar amerikanin Buckley me një goditje me gju, në një moment që elektrizoi publikun e pranishëm.

Përveç fitores së rëndësishme dhe suksesit të pestë radhazi, Malott pati edhe një arsye tjetër për të festuar.

Për përfundimin spektakolar të duelit, ai u shpërblye me një bonus prej 100 mijë dollarësh, për paraqitjen e mbrëmjes.

Për Mike Malott, kjo ishte një natë e paharrueshme para tifozëve të tij, ndërsa Joaquin Buckley do të duhet të marrë veten pas humbjes dhe të përqendrohet në sfidat e ardhshme në karrierën e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat