Uldedaj: Më 18 dhjetor rikthehem në ring për të mbrojtur titullin e kampionit të botës IBO

Boksi

Uldedaj: Më 18 dhjetor rikthehem në ring për të mbrojtur titullin e kampionit të botës IBO

Më: 25 nëntor 2026 Në ora: 14:38
Boksieri shqiptar Jurgen Uldedaj

Boksieri shqiptar Jurgen Uldedaj, i dëmtuar gati dy muaj më parë, do të rikthehet në ring më 18 dhjetor. Ai do të përballet me australianin Blake Caparello.

Në sallën sportive “Feti Borova” në Tiranë, Uldedaj do të mbrojë titullin kampion bote të peshës “cruiserweight” (pesha deri 90kg), kategoria IBO.

Në fakt, kjo sfidë duhej të ishte zhvilluar më 23 tetor, por një dëmtim i tij si dhe protestat masive që zhvilloheshin në kryeqytet në atë periudhë, e bënë të pamundur zhvillimin e duelit.

“Më 18 dhjetor rikthehem në ring për të mbrojtur titullin tim të kampionit të botës IBO në peshën cruiserweight, përballë Blake Caparello. Asgjë nuk ka ndryshuar. I njëjti objektiv, i njëjti përkushtim dhe e njëjta dëshirë për të fituar”, shkruan Uldedaj.

Jurgen Uldedaj ka një rekord prej 22 fitoresh e vetëm 1 humbje në ring, ndërsa 40-vjecari Caparella ka një rekord prej 30 fitoresh, 3 humbje e 1 barazim. Ai dikur ka qenë kampion i kategorisë IBO “lightheavyweight” (pesha deri 80kg).

Uldedaj e fitoi këtë titull një vit më parë (25 tetor 2025) dhe e ka mbrojtur atë një herë në maj të këtij viti. Për boksieri kuqezi, kjo do të jetë mbrojtja e dytë e këtij titulli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat