Kaltrina Selimi vjen tejet tërheqëse në setin e ri fotografik

Bota e Yjeve

Kaltrina Selimi vjen tejet tërheqëse në setin e ri fotografik

Më: 13 shkurt 2019 Në ora: 15:58
Kaltrina Selimi

Këngëtarja e njohur, Kaltrina Selimi, ka qenë mjaft aktive gjatë programeve festive, duke publikuar disa projekte muzikore.

Ajo është mjaft e ndjekur në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan herë pas here me ta imazhe të ndryshme nga jeta e saj, ndonëse nuk është aq aktive.

Së fundmi, Kaltrina ka realizuar një set të ri fotografik, të cilin e ka ndarë me fansat e saj në llogarinë zyrtare në Instagram.

Ajo duket mjaft atraktive dhe me stil, teksa vë në pah figurën e saj trupore.

Flokët e qelura dhe të lëshuara poshtë, i dhanë këngëtares një pamje edhe më tërheqëse.

Përndryshe, në muajt në vazhdim, ajo pritet të prezantojë për fansat projektin e saj më të ri muzikor.

Kaltrina prej vitesh është shpërngulur në Londër, ku jeton bashkë me burrin dhe djalin e saj, Tristanin.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat