Vullkani në Ishullin e Bardhë shkaktoi 22 viktima, Zelanda e Re akuzon “fajtorët”

Bota

Vullkani në Ishullin e Bardhë shkaktoi 22 viktima, Zelanda e Re akuzon “fajtorët”

Më: 30 nëntor 2020 Në ora: 09:29
Vullkani në Ishullin e Bardhë

Autoritetet e Zelandës së Re kanë akuzuar 13 kompani turistike dhe individë për 22 viktimat nga shpërthimi i vullkanit në Ishullin e Bardhë një vit më parë.

Në një deklaratë të hënën, WorkSafe tha se përgjatë hetimit një vjeçar, u zbulua se 10 organizata dhe tre individë kishin dështuar të përmbushnin detyrimet e tyre shëndetësore dhe të sigurisë duke marrë turistë në vullkanin aktiv, i njohur gjithashtu si Whakaari në gjuhen Maori.

Sipas raportit, të akuzuarit dërguan turistët në vullkanin më aktiv detar në botë, tre javë pasi autoritetet kishin dhënë alarmin për shpërthimin vullkanik.

Në ishullin vullkanik ishin 47 persona në momentin që vullkani shpërtheu në dhjetor të 2019 duke hedhur hi dhe avull. Shumica e turistëve ishin australianë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat