Guterres kritika kombeve që injoruan udhëzimet e OBSH-së për pandeminë

Bota

Guterres kritika kombeve që injoruan udhëzimet e OBSH-së për pandeminë

Më: 3 dhjetor 2020 Në ora: 22:38
Antonio Guterres

Sekretari i Përgjithshëm i KB-së, Antonio Guterres kritikoi sot vendet që injoruan rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë në lidhje me pandeminë e COVID-19.

“Agjencia shëndetësore e KB dha udhëzime shkencore që duhej të ishte baza për një përgjigje të koordinuar globale”, tha ai në fjalimin e hapjes së Asamblesë së Përgjithshme të KB të liderëve botërorë për COVID-19.

“Për fat të keq, shumë nga këto rekomandime nuk u ndoqën dhe, në disa situata, kishte një refuzim të fakteve dhe një injorim të udhëzimeve”, shtoi kreu i OKB-së.

Seanca e organizuar nga KB kishte si qëllim që kombet, komuniteti shkencor dhe shoqëria civile të dëgjonin nga njëri-tjetri, të angazhoheshin në dialog mbi pasojat shumëplanëshe të pandemisë, si edhe mbi mënyrat për t’u rimëkëmbur më mirë dhe më fort.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat