“Princi i përgjakshëm” bin Salman në frikë paniku nga Bideni

Bota

“Princi i përgjakshëm” bin Salman në frikë paniku nga Bideni

Nga: B.S. Më: 11 dhjetor 2020 Në ora: 11:09
Mohammad bin Salman

Administrata e re amerikane, e udhëhequr nga Joe Biden, dëshiron të merret me "princin e përgjakshëm", princin arrogant të kurorës saudite Mohammad bin Salman, siç dëshmohet nga fakti që gjykatësi i Gjykatës së Qarkut në New York Paul Engelmayer ka urdhëruar agjensitë e inteligjencës amerikane të dorëzojnë xhirimet e vrasjes së gazetarit Jamal Khashoggi. Sipas Bloomberg-ut, gjykatësi Engelmayer ka konfirmuar se presidenti Donald Trump ka pranuar në një intervistë me Fox News-in në nëntor 2018 që Shtetet e Bashkuara kishin të dhëna për vrasjen, dhe gjykatësi tha: "Presidenti pranoi fjalë për fjalë që inteligjenca e agjencitë shqyrtuan pamjet dhe ato janë në CIA. "

Trumpi: Ia kam shpëtuar kokën 

Drejtoresha e CIA-s Gina Haspel ka informuar zyrtarë të tjerë amerikanë, përfshirë Kongresin, se pamjet konfirmojnë përfshirjen e drejtpërdrejtë të princit bin Salman në vrasjen e gazetarit saudit Khashoggi. Vetë Trumpi është mburrr se "ia ka shpëtuar kokën e trashëgimtarit të fronit të Arabisë Saudite" bin Salman, gjë që konfirmohet nga fragmente nga një intervistë që Trumpi i ka dhënë Bob Woodwardit. 

"Ia kam shpëtovuar kokën", i ka thënë Trumpi Woodwardit më 22 janar, duke shtuar se "arriti ta bënte Kongresin ta linte të qetë, unë arrita t'i ndaloja". Jamal Khashoggi, bashkëpunëtor i Washington Post-it dhe kritik i regjimit Saudit, u vra në tetor 2018 në konsullatën e vendit të tij në Stamboll.

Trupi i tij është pre në copa dhe nuk u gjet kurrë sepse është shkrirë me acid. Se bin Salman është në panik dhe ka frikë se do të përndiqet nga presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së Biden, ka shkruar media izraelite që ka shoqëruar kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu në një takim sekret që ai mbajti me princin e Kurorës bin Salman, në vendpushimin saudit Neo në Detin e Kuq, nën kujdesin e sekretari të shtetit të ShBA-së Mike Pompeo. 

Në fakt, sipas të përditshmes izraelite Israel Today, e cila i referohej një burimi të zyrtarëve të rangut të lartë që ndiqnin Netanyahu, bin Salman i kërkoi Netanyahut që të interesohej për të me presidentin e sapozgjedhur të SHBA-së Biden, i cili njoftoi se do të ndëshkonte Khashoggi për krimin. Gazeta thekson se administrata e re e SHBA-së ka paralajmëruar se do të lëshojë urdhër arresti për trashëgimtarin saudit të fronit dhe zyrtarë të tjerë të lidhur me vrasjen e Khashoggit. Biden pritet të ndryshojë politikën në Lindjen e Mesme, ku do të zvogëlojë ndikimin dhe rolin e Arabisë Saudite. Trump ishikoi vetëm mundësitë në Riad që do të sillnin fitime të mëdha dhe nuk u interesua për krimet e kryera gjatë gjithë kohës nga princi i Kurorës bin Salman, si në Jemen ashtu edhe në vendin e tij.

Bashkëpunimi me Iranin 

Meqë Bideni dëshiron stabilitet në Lindjen e Mesme, ai dëshiron të ndryshojë edhe politikën e SHBA-së ndaj Iranit, sepse politikat dhe sanksionet e deritanishme të Trumpit nuk kanë dobësuar vetëm vijat e ngurta iraniane, por gjithashtu forcuan dhe rritën tensionet dhe çuan në paqëndrueshmëri më të madhe në Lindjen e Mesme. 

Joe Bideni ka thënë se "mënyra më e mirë për të arritur një farë stabiliteti në rajon është të shqyrtojmë programin bërthamor të Iranit". "

- Nëse Irani do të kishte një bombë atomike, atëherë gara për armët bërthamore do të krijohej në Lindjen e Mesme dhe kjo është gjëja e fundit që na duhet në atë pjesë të botës," tha Bideni. Tone pozitive dëgjohen edhe nga pala iraniane. Irani është "në çdo kohë" i gatshëm të kthehet në përmbushjen e plotë të detyrimeve të tij në lidhje me aktivitetet e tij bërthamore, të cilat ai ka ndërmarrë para bashkësisë ndërkombëtare, tha presidenti iranian Hassan Rohani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat