Misteri i barkës së mbushur me kokainë, besohet se ka lundruar për dy vite përreth Ishujve Marshall – bëhet fjalë për 649 kilogramë drogë

Bota

Misteri i barkës së mbushur me kokainë, besohet se ka lundruar për dy vite përreth Ishujve Marshall – bëhet fjalë për 649 kilogramë drogë

Më: 17 dhjetor 2020 Në ora: 15:57
Foto ilustrim

Jo larg Ishujve Marshall në Paqësor, është gjetur një barkë e braktisur me 649 kilogramë kokainë brenda, që është sasia më e madhe e konfiskuar e lëndëve narkotike në historinë e këtij vendi.

Siç raporton televizioni holandez Nos, autoritetet besojnë se barka kishte lundruar për një vit apo dy.

Droga ishte paketuar në sasi të vogla prej një kilogramëve, dhe ishte fshehur në një dollap që ishte mbuluar me disa rroba.

E sipas ekspertëve të sigurisë, dilerët e drogës e kanë braktisur barkën nga frika se do të kapen nga organet e rendit, e disa tjerë besojnë se ata kanë hasur në ndonjë stuhi të fuqishme. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat