​OBSH: Nuk ka asnjë provë që lloji i ri i koronavirusit rrit ashpërsinë e sëmundjes

Bota

​OBSH: Nuk ka asnjë provë që lloji i ri i koronavirusit rrit ashpërsinë e sëmundjes

Më: 21 dhjetor 2020 Në ora: 18:36
Foto Ilustrim

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) njoftoi sot se nuk ka asnjë provë që një lloj i ri i koronavirusit rrit ashpërsinë e sëmundjes, megjithëse është më ngjitës.

Ekspertët gjithashtu deklarojnë se ata presin më shumë detaje rreth ndikimit të mundshëm të variantit të ri, raporton Reuters.

Maria van Kerkove, drejtoresha teknike e OBSH-së për COVID-19, tha se shkencëtarët po analizonin përgjigjen e antitrupave ndaj virusit.

Ditëve të fundit, ka pa pasur deklarata të shumta se një lloj i ri i virusit po e rrit ashpërsin e sëmundjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat