Shkencëtarët që zbuluan vaksinën bëhen miliarderë sa hap e mbyll sytë, ja sa është shtuar pasuria e tyre

Bota

Shkencëtarët që zbuluan vaksinën bëhen miliarderë sa hap e mbyll sytë, ja sa është shtuar pasuria e tyre

Më: 25 dhjetor 2020 Në ora: 09:53
Shkencëtarët

Një vit pasi rasti i parë i COVID-19 u regjistrua në qytetin kinez të Wuhanit në dhjetor të vitit 2019, pandemia ende po qarkullon nëpër botë, por fillimi i fundit të saj ngadalë ka filluar të shihet.

Shpresa për shërim do të jetë një program vaksinimi kundër coronavirusit që ka filluar tashmë në Shtetet e Bashkuara dhe Mbretërinë e Bashkuar dhe një trajtim premtues me antitrupa që mund të shtypin fillimin e simptomave më të rënda të sëmundjes.

Këto zbulime mjekësore mundësuan gjithashtu shfaqjen e një morie miliarderësh të rinj të cilët u pasuruan pasi investitorët nxituan të investojnë para në zhvillimin e vaksinave, metodat e trajtimit dhe zhvillimin e pajisjeve mjekësore.

Revista Forbes gjeti 50 miliarderë të rinj në sektorin e kujdesit shëndetësor këtë vit. Të sapoardhurit më të dukshëm janë shkencëtarët që qëndrojnë pas dy vaksinave më të suksesshme të coronavirusit, ai i zhvilluar nga Pfizer dhe BioNTech dhe tjetri i zbuluar nga Moderna.

Ugur Sahin, CEO i BioNTech, i cili themeloi kompaninë me gruan e tij, Ozlem Tureci, tani vlejnë 4.2 miliardë dollarë.

Stephane Bancel, drejtori i Modernas, ka 4.1 miliardë dollarë. Rritja marramendëse e Modernas krijoi dy miliarderë të tjerë nga investitorët e saj të parë, imunologun e Harvardit, Timothy Springer dhe shkencëtari i MIT, Robert Langeri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat