Persona të armatosur vrasin disa ushtarë në Pakistan

Bota

Persona të armatosur vrasin disa ushtarë në Pakistan

Më: 27 dhjetor 2020 Në ora: 18:30
Foto ilustrim

Të paktën shtatë ushtarë u vranë në një sulm nga persona të armatosur të paidentifikuar në Pakistanin.

Kriminelët sulmuan një post sigurie në rrethin Harnai, të provincës Balochistan herët të dielën, njoftuan mediat ushtarake pakistaneze.

Oficeri i lartë i policisë, Shawli Tareen dha një numër pak më të lartë të vdekjes se ushtria, duke thënë se gjatë shkëmbimit të zjarrit, gjashtë personel paraushtarak dhe dy roje private u vranë, raporton aljazeera.

Ai tha se gjashtë ushtarë të tjerë u plagosën rëndë në sulm. “Sulmuesit u larguan nga vendi i ngjarjes dhe u futën në terrenin malor përpara se skuadrat e tjera të sigurisë të arrinin për të ndihmuar”, tha Tareen.

Sulmi në Korpusin Kufitar vjen një ditë pasi një bombë shpërtheu pranë një fushe futbolli, duke vrarë dy shikues dhe duke plagosur gjashtë të tjerë në rrethin Panjgur në jugperëndim të Balochistanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat