Tabela/ Vaksnimet rekord anti Covid, sa të injektuar ka në botë

Bota

Tabela/ Vaksnimet rekord anti Covid, sa të injektuar ka në botë

Më: 2 janar 2021 Në ora: 10:32
Ilustrim

Izraeli ka vaksinuar 41 për qind persona që i përkasin moshës mbi 60 vjeç dhe më shumë se dhjetë për qind të popullsisë, ndërsa ecën përpara në garën globale të vaksinave, pavarësisht frikës nga mungesat e vaksinës.

Një milion izraelitë kanë marrë vaksinën Pfizer / BioNTech që nga fillimi i shpërndarjes në 20 dhjetor me injeksionin e nisur si moment historik të administruar sot në qytetin Umm al-Fahm.

Vendi deri më tani ka vaksinuar 11.56 për qind të 8.7 milion popullsisë së tij. Parashikohet që përqindja e lartë e të moshuarve mbi 60 vjeç që kanë marrë dozën anti Covid së shpejti mund të fillojnë të ulin nivelin e shtrimeve në spital dhe vdekjen e vendit.

Shkalla e fatalitetit të infeksionit (IFR) të koronavirusit për nën-65 vjeç vlerësohet në 0.5%, duke rënë në pothuajse 0% për nën-44 vjeç.

Por për moshat mbi 65 vjeç është 3.1%, duke u rritur në 11% për moshat mbi 75 vjeç. Kjo do të thotë që inkurajimi i të gjithë brezit të vjetër do të bëjë ulje shumë më të madhe të shtrimeve në spital dhe vdekshmërisë së një vendi, sesa vaksinimi i popullatës së re.

Pas dy bllokimeve kombëtare, Izraeli filloi programin e tij të vaksinimit masiv me Kryeministrin Benjamin Netanyahu duke u bërë qytetari i parë që mori injeksionin.

Netanyahu tha se ai synonte të vaksinonte 2.25 milion të popullsisë deri në fund të janarit mes 426,000 rastesh dhe 3,338 vdekjeve që nga fillimi i pandemisë.

Kjo vjen ndërsa ministri i shëndetësisë tha se vendi do të ndërpresë fushatën e injektimit për tre javë në janar nga frika se vaksina Pfizer do të mbarojë brenda 10 ditëve me ritmin e saj aktual pasi Izraeli ka përqindjen më të lartë të popullsisë së tij të vaksinuar.

Në botë sipas Telegraf janë kryer deri më tani 9,54 milionë vaksina. Vendin e parë për numrin e injeksioneve e mban Kina me 4,5 milionë doza. SH.B.A. ka dhënë vaksinat e dyta më të plota pasi injektoi më shumë se 2.79 milion njerëz, por presidenti i zgjedhur Joe Biden ka kritikuar vonesat në shpërndarje e vaksinës anti Covid.

Image
Tabela
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat