2020-a viti më i nxehtë, ekspertët thirrje për shmangien e ndryshimeve katastrofale të klimës

Bota

2020-a viti më i nxehtë, ekspertët thirrje për shmangien e ndryshimeve katastrofale të klimës

Më: 8 janar 2021 Në ora: 12:59
Ilustrim

Pas një dimri dhe vjeshte jashtëzakonisht të ngrohtë në Evropë, kontinenti gjate 2020 përjetoi vitin e tij më të nxehtë. Arktiku po ashtu pësoi nxehtësi ekstreme dhe përqendrimet atmosferike të dioksidit të karbonit vazhduan të rriten globalisht.

Shkencëtarët shprehen se të dhënat e fundit nënvizojnë nevojën për vendet dhe korporatat për të zvogëluar emetimet e gazeve serrë që të arrijnë qëllimet e Marrëveshjes së Parisit 2015 për të shmangur ndryshimin katastrofik të klimës.

2020 ishte viti më i ngrohtë për Evropën, 0.4 gradë Celsius më i ngrohtë sesa viti 2019. Të dhënat e fundit të publikuara nga ‘Copernicus’ gjithashtu treguan se në të gjithë botën, 2020-a ishte në të njëjtin nivel me vitin më të ngrohtë të regjistruar ndonjëherë, 2016 duke shënuar fundin e dekadës më të nxehtë.

Në Evropë, të dhënat sezonale për dimrin 2019/’20 dhe vjeshtën 2020, treguan se ato ishin gjithashtu periudhat më të ngrohta të regjistruara ndonjëherë.

Dimri (dhjetor 2019 deri në shkurt 2020) tejkaloi ngrohjen e mëparshme të vitit 2016 me pothuajse 1.4 gradë celsius, ndërsa vjeshta (shtator deri në nëntor 2020) kaloi rekordin e vjetër të vendosur me 0.4 gradë celsius.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat