Duket sikur 22 vjeç, por ky burrë në fakt është 52 vjeç

Bota

Duket sikur 22 vjeç, por ky burrë në fakt është 52 vjeç

Më: 19 janar 2021 Në ora: 22:20
Chuando Tan

Ky që e shihni në foto është në fakt 52 vjeç, por ai nuk duket aspak i vjetër për moshën që ka. E vërteta është se arsyeja pse ai është në një formë kaq të mirë, qëndron tek dieta e tij.

Por çfarë diete bën ky njeri? Burri në foto është Chuando Tan. Çdo person që e sheh në foto për herë të parë, mendon se ai është i ri.

Gratë tranohen pas tij dhe burrat janë xhelozë se sa bukur duket. Ai duket kaq mirë sepse kujdeset shumë për trupin e tij. Ai ha gjërat që duhet, punon me trupin e tij dhe e trajton mirë.

Ai ha 6 vezë në mëngjes dhe pi qumësht me avokado. Ai gjithashtu ha shumë mish pule dhe bashkë me këtë, fle gjumë mjaftueshëm. Chuando bën gjumë mjaftueshëm dhe pi shumë ujë gjatë ditës.

Dieta e tij e mirë, shoqërohet me shumë ushtrime. Ai ushtron tri herë në javë dhe bashkë me ushtrimet ai noton shumë për të fituar fuqinë e tij. Ai thotë se sekreti rinor qëndron tek kujdesi ndaj trupit dhe trajtimi që ia bëjmë atij. “Hani mirë, flini mjaftueshëm, qëndroni të hidratuar dhe do të jeni mirë”, është slogani i tij.

Image
Image
Image
Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat