Për shkak të arrestimeve masive të protestuesve, nuk kishte vende në burgjet e Moskës

Bota

Për shkak të arrestimeve masive të protestuesve, nuk kishte vende në burgjet e Moskës

Më: 28 janar 2021 Në ora: 09:03
Protesta

Arrestimet masive ndodhën gjatë protestave të fundit të opozitës ruse dhe kjo krijoi një problem – nuk kishte vend në burgjet e Moskës.

Mes të arrestuarve ishte protestuesi Filipp Kuznetsov. Të nesërmen e arrestimit të tij, sot, autoritetet nuk mundën të gjenin një qeli për të.

Policia arrestoi një numër njerëzish në protesta ku morën pjesë dhjetëra mijëra rusë. Protestat filluan pasi lideri i shquar i opozitës, Alexei Navalny u arrestua gjatë kthimit nga Gjermania në Moskë.

Image

 

Gjykata dënoi 28-vjeçarin Kuznetsov me dhjetë ditë paraburgim sepse mori pjesë në protestat që qeveria i konsideron të paligjshme, raporton reuters.

“Tani jam ulur në një autobus policie sepse nuk ka vend në burgje”, tha Kuznetsov. Ai pretendon se edhe 17 persona të arrestuar e kaluan natën në autobus para burgut.

Vlerësohet se katër mijë njerëz u arrestuan në të gjithë Rusinë, nga të cilët 1500 në Moskë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat