Edhe pse SHBA-të kanë marrëveshje me talebanët, NATO nuk do të largohet nga Afganistani

Bota

Edhe pse SHBA-të kanë marrëveshje me talebanët, NATO nuk do të largohet nga Afganistani

Më: 31 janar 2021 Në ora: 23:04
Foto

Trupat ndërkombëtare planifikojnë të qëndrojnë në Afganistan përtej afatit të muajit maj të parashikuar nga marrëveshja mes talibanëve dhe Shteteve të Bashkuara, thanë katër zyrtarë të lartë të NATO-s.

Ky është një veprim që mund të përshkallëzojë tensionet me talibanët që kërkojnë tërheqjen e plotë të amerikanëve.

“Nuk do të ketë tërheqje të plotë nga aleatët deri në fund të prillit”, pohoi për Reuters një nga zyrtarët e aleancës.

“Kushtet nuk janë përmbushur”, tha në kushte anonimiteti për shkak të ndjeshmërisë së çështjes. “Dhe me administratën e re të SHBA-së, do të ketë ndryshime në politikë, sensi i tërheqjes së nxituar që ishte i përhapur do të adresohet dhe ne mund të shohim një strategji shumë më të llogaritur të daljes”, shtoi ai.

Administrata e presidentit të atëhershëm, Donald Trump nënshkroi një marrëveshje me talibanët në fillim të vitit të kaluar duke kërkuar tërheqjen e të gjithë trupave të huaj deri në maj, ku kryengritësit do të përmbushnin disa garanci të sigurisë.

Trump e përshëndeti marrëveshjen – e cila nuk përfshinte qeverinë afgane – si fundin e dy dekadave të luftës. Ai zvogëloi trupat amerikane në 2,500 brenda këtij muaji, më pak nga viti 2001. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat