Shirley Mason, ishte subjekti i një libri të quajtur “Sybil” në vitin 1973, duke ndezur një debat të madh pasi deklaroi se ka 16 ego të ndara nga njëra tjetra.
Në vitin 1973 bota u shokua nga historia e vërtetë e një gruaje q kishte 16 personalitete të ndryshme, duke quar në një obsesion të njerëzve me çrregullimin e personalitetit të shumëfishtë që ekziston sot
Por pacientja në mes të gjithë kësaj më vonë tregoi se ishte duke gënjyer dhe aktruar për të gjithë situatën.
Çrregullimi i personalitetit të shumëfishtë (MPD), është një gjendje shumë e rrallë që edhe sot e kësaj dite dimë shumë pak rreth saj.
Disa filma dhe shfaqje televizive si Psycho, Split, dhe The United States of Tara, të gjitha portretizojnë një version të dramatizuar të çrregullimit në të cilën pacientët sillen plotësisht ndryshe varësisht prej cilës “ego” është në timon.

Por gjithçka nisis me librin e vitit 1973 Sybil: The True and Extraordinary Story of a Woman Possessed by Sixteen Separate Personalities, ose ndryshe Sybil: historia e vërtetë dhe e jashtëzakonshme e një gruaje të pushtuar nga 16 personalitete.
Ky libër u bë bestseller dhe ishte historia e Shirley Mason. Duke u rritur Shirley kishte probleme me ankthin dhe frikët irracionale se shtëpia e saj do të kap zjarr ose ajo do të sëmurej nga librat.
Në një vizite tek psikologu Shirley e gjente vetën në një situatë që nuk e kishte idenë se si kishte përfunduar aty ose se çfarë ishte duke ndodhur.
Një herë ajo e gjeti vetën në një dyqan të suvenireve antike në New York. Në fillim asaj iu dhanë barëra që do të ndihmonin që ajo të mos e humbi vetëdijen, mirëpo në takimin tjetër Shirley dukej e çuditshme.
Pasi e pyeti psikologja se çfarë është problemi, ajo tha “Unë jam mirë, por SHirley nuk është, ajo është sëmurë dhe nuk mundi të vijë prandaj erdha unë”.
Ajo tha se quhet Peggy dhe ekzistonte në mendje të Shirley por ishte person tjetër. Me kalimin e kohës ajo zbuloi edhe shumë personalitete.
Emrat e 16 egove të Shirley ishin: Victoria, Peggy Lou, Peggy Ann, Mary, Marica Lynn, Vanessa, Mike, Sid, Nancy, Sybil, Ruthie, Clara, Helen, Marjorie dhe dikush që njihej vetëm si “Biondja”.
Më vonë gjatë seancave, personalitetet e saj treguan se Shirley ishe detyruar të shikonte prindërit tek bëjnë seks kur ishte fëmijë dhe ishe ngacmuar seksualisht nga nëna e vetë vazhdimisht.
Pas 4 viteve, ajo tregoi se ishte e gjitha gënjeshtër. Ditë që ajo e nisi këtë ajo thjeshtë nuk donte të fliste me psikologen, por asaj iu duk shumë qejf që të zhduket për orë të tëra dhe të thotë se nuk e dinte se ku ishte, të mos përgjigjej për pyetjet që i bëhen duke thënë se nuk e di e kështu me radhë.
Ajo gjithashtu tha se nuk i beson fare këto teori rreth personalitetit të shumëfishtë dhe se të gjithë ata që thonë që kanë personalitet të shumëfishtë janë thjeshtë duke gënjyer.
Në ditët e sotshme ekspertët mendojnë se MPD është metodë e personave me trauma të rënda për të përballuar realitetin.