Një qytet australian rrezikohet nga zjarri, në mes të bllokimit për shkak të coronavirusit

Bota

Një qytet australian rrezikohet nga zjarri, në mes të bllokimit për shkak të coronavirusit

Më: 2 shkurt 2021 Në ora: 09:08
Foto

Një zjarr që është ndezur jashtë qytetit perëndimor australian të Perth ka detyruar banorët e afërt të evakuohen, edhe pse qyteti gjendet në një bllokim për shkak të coronavirusit.

Sipas medieve të huaja, zjarri, i shtyrë nga erërat e forta, ishte dyfishuar në madhësi brenda natës, kanë thënë zyrtarët.

Si pasojë, bëhet e ditur se të paktën 30 shtëpi janë shkatërruar.

Në këtë drejtim, për të shmangur më të keqen, njerëzve u është thënë të ikin në vende më të sigurta, edhe nëse kjo do të thotë thyerje e bllokimit të vendosur për shkak të coronavirusit.

Kryeministri i vendit ka thënë se shteti po përballej me një situatë “jashtëzakonisht shqetësuese dhe serioze”.

“Tani për tani vendi po lufton me dy lloje të ndryshme të emergjencave – një emergjencë e rrezikshme zjarri dhe një emergjencë mbylljeje për shkak të COVID-19”, ka thënë Mark McGowan.

Sidoqoftë ai u kërkoi shumicës së banorëve të kryeqytetit të shtetit – që nuk preken nga zjarri – të qëndrojnë në shtëpitë e tyre për të zvogëluar rrezikun e përhapjes së virusit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat