Në Egjipt gjendet mumia 2000-vjeçare me gjuhë të artë brenda kafkës

Bota

Në Egjipt gjendet mumia 2000-vjeçare me gjuhë të artë brenda kafkës

Më: 2 shkurt 2021 Në ora: 10:42
Foto ilustrim

Arkeologët që po kërkonin mbetje arkeologjike në Taposiris Magnat ë Egjiptit zbuluan 16 varre. Njëra prej tyre kishte një mumie që brenda kafkës kishte një gjuhë të punuar nga ari.

Ekipi i arkeologëve beson që pasi trupit të pajetë i është hequr gjuha gjatë balsamosjes, i është zëvendësuar me gjuhën e artë në mënyrë që, sipas besimit të asaj periudhe, i vdekuri të mund të flasë me Osiris-in në jetën e përtejme.

Në atë kohë, banorët e Egjiptit të lashtë besonin se përmes gjuhës së artë, i vdekuri do të ketë mundësi që të flasë me “zotin e të vdekurve”, Osiris-in.

Brenda varrezave u gjet një numër i mumieve dhe ndonëse mbetjet janë dëmtuar për shkak të kohës së gjatë, maskat e gurit ende ishin të ruajtura mirë, duke i mundësuar ekipit që të shohë se si mund të jetë dukur secili person i varrosur aty, shkruan Daily Mail.

Procesi i kërkimit të mbetjeve arkeologjike është duke u udhëhequr nga Universiteti i Santo Domingos, që është duke punuar në këtë zonë për gati një dekadë. Më parë, ky ekip ka gjetur disa monedha metalike, në të cilat ishte fytyra e Mbretëreshës Kleopatra VII.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat