Britanikja 31 vjeçe, burgoset në Dubai për 2 vite, sepse i tha mikeshës së vetë “ik p***hu”

Bota

Britanikja 31 vjeçe, burgoset në Dubai për 2 vite, sepse i tha mikeshës së vetë “ik p***hu”

Më: 4 shkurt 2021 Në ora: 15:39
Foto Ilustrim

Në një mesazh në WhatsApp, gjatë një konflikti, ajo i dërgoi një mesazh me sharje mikeshës së vetë, dhe ajo e denoncoi.

Një grua britanike po përballet me burgim 2 vjeçar në Dubai pasi mikesha e saj, me të cilën jetonin bashkë, e denoncoi në polici për shkak se i tha “ik p*rdhu” gjatë një zënke në WhatApp.

Gruaja 31 vjeçe, është menaxhere e resurseve në Gloucestershire, dhe e bëri këtë koment në tetor gjatë një zënke se kush do ta përdorë tryezën e bukës për të punuar gjatë karantinës.

Kjo grua jetoi në Dubai që nga viti 2018 dhe nuk pati asnjëherë probleme ligjore. Ajo vendosi të kthehej në shtëpi që të jetë pranë familjes së vetë dhe të filloj një punë të re.

Mirëpo të shtunën, teksa ajo arriti në aeroport, asaj ju ndalua hyrja në avion nga stafi i aeroportit. Ajo veçse kishte dërguar gjësendet e saj në shtëpi disa ditë më parë, dhe teksa ishte duke u drejtuar tek avioni, autoritetet e aeroportit e ndaluan.

Asaj iu tha se nuk mund të largohej nga shteti sepse kishte një çështje në polici kundër saj. Pasi u dërgua në disa stacione policore, ajo kuptoi se mikesha e vetë e kishte denoncuar duke thënë se e kishte ofenduar rëndë.

Ajo tani përballet me burgim, ose me një gjobë shumë të madhe, sepse mikesha e vetë po refuzon të tërheqë padinë. Gruaja tha se ajo nuk mund ta besoj çfarë kishte bërë mikesha e vetë.

Ajo e luti që ta tërheqë padinë, por përgjigja e saj e vetme ishte “Kjo është çështje kriminale”. Ajo tha gjatë një interviste se nuk mund ta besonte se një evropiane të shfrytëzonte ligjet strikte të Emirateve në këtë mënyrë.

Ajo e kuptoi shumë vonë se ajo e kishte denoncuar, dhe tani ajo do të ketë probleme me shumë gjëra, duke marrë parasysh se viza e saj është duke skaduar.

Ajo përballet me pagesat e avokatit, pagesat legale, pagesën e akomodimit, gjobën e shkeljes së rregullores së vizave, humbjen e punës dhe gjithashtu 2 vite në burg.

Ajo paralajmëron të gjithë personat që vizitojnë Emiratet të jenë shumë të kujdesshëm, sepse një sharje ose ofendim i çfarëdo forme mund të rezultojë me burgim, edhe nëse jeni vetëm vizitorë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat