Shembja e akullnajës në Indi, raportohet dhjetëra të zhdukur dhe dy të vdekur pas përmbytjes

Bota

Shembja e akullnajës në Indi, raportohet dhjetëra të zhdukur dhe dy të vdekur pas përmbytjes

Më: 7 shkurt 2021 Në ora: 16:00
Foto ilustrim

Rreth 157 njerëz janë zhdukur dhe të paktën dy persona janë konfirmuar të vdekur pas një shpërthimi të akullnajës, duke shkaktuar përmbytje të menjëhershme në shtetin verior të Uttarakhand në Indi.

Sipas CNN,  projekti i energjisë Rishiganga në rrethin Chamoli u dëmtua nga përmbytjet. Njerëzit që jetonin përgjatë lumit Alaknanda u detyruan të iknin për sigurinë e tyre.

Kryeministri i shtetit, Trivendra Singh Rawat, tha se 140 njerëz ishin zhdukur në kompaninë shtetërore të energjisë, NTPC, derisa nuk dihet për fatin e 17 personave në projektin Rishiganga.

“Dy trupa janë gjetur tashmë”, shkroi Rawat në Twitter.

Sipas tij, të paktën 600 personel ushtarak dhe personeli i Policisë Kufitare Indo-Tibetane po ndihmon operacionet e shpëtimit.

Më herët të dielën, Ministri i Brendshëm indian, Amit Shah tha se ekipet e Forcës Kombëtare të Reagimit të Fatkeqësive (NDRG) ishin mobilizuar për katastrofën.

Policia lokale tha se shpëtoi 16 persona të bllokuar afër digës Tapovan. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat