Gruaja që peshon 116 kg, gjeti dashurinë me trajnerin e palestrës, që ka gjysmën e peshës së saj

Bota

Gruaja që peshon 116 kg, gjeti dashurinë me trajnerin e palestrës, që ka gjysmën e peshës së saj

Më: 7 shkurt 2021 Në ora: 16:20
Gruaja që peshon 116 kg, gjeti dashurinë me trajnerin e palestrës

Ajo kishte hequr dorë nga dashuria, sepse të gjitha lidhjet e saj dështuan si pasojë e peshës së saj.

Një grua 116 kg, hoqi dorë nga lidhjet pasi të gjithë ish-të dashurit i thanë se ajo duhet të filloj një dietë ose do të ndaheshin nga ajo.

Mirëpo ajo gjeti dashurinë me një trajner palestre, që ka gjysmën e peshës së saj. Brittany Jacques, 23 vjeçe, ka pasur shumë probleme me vetëbesimin si shkak i partnerëve të kaluar pasi që ata e kritikuan peshën e saj, edhe pse ishin linjat e saj që i tërhoqen në fillim.

Image

Por pasi hoqi dorë, ajo rastësisht takoi një trajner personal palestre, të quajtur Matt Montgomery, 23 vjeç, i cili e deshi atë për kush ishte.

Ata tani janë të fejuar dhe thonë se ishte dashuri në shikim të parë, pavarësisht diferencës prej 53 kg që kanë.

Në fillim ajo kishte frikë, sepse mendonte se kjo do të shkonte si të gjitha lidhjet e saja, mirëpo pas vetëm 5 muajsh së bashku, Matt i propozoi asaj.

Image

Ai tha se ka qenë në lidhje me femra të dobëta, mirëpo ato nuk ishin të lumtura me veten, dhe vazhdimisht ndjeheshin sikur kanë nevojë të ndryshojnë veten dhe të tjerët.

Ndërsa Brittany ishte shumë rehat me veten dhe ai u dashurua në këtë ves të saj. Ai thotë se nuk do të ndryshonte asgjë për të dashurën e vetë.

Ata thonë se janë shumë të lumtur dhe lidhje e tyre është perfekte. Ata marrin shumë kritika dhe shaka në internet rreth lidhjes së tyre, dhe shumë persona edhe iu kanë thënë se ata nuk mund të jenë kurrë një çift siç duhet si shkak i dallimit që kanë në peshë, mirëpo ata thonë se vetëm i injorojnë këto komente negative. 

Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat