Kryeqyteti i Koresë së Jugut do të fillojë me testimin e kafshëve shtëpiake për COVID-19

Bota

Kryeqyteti i Koresë së Jugut do të fillojë me testimin e kafshëve shtëpiake për COVID-19

Më: 8 shkurt 2021 Në ora: 10:02
Foto Ilustrim

Kryeqyteti i Koresë së Jugut, Seul, do të fillojë testimin e qenve dhe maceve shtëpiake për coronavirus, në rast se pronarët e tyre rezultojnë pozitivë dhe në qoftë se vetë kafshët kanë simptoma.

Sipas CNN, lajmin e bëri të ditur zyrtari i lartë shëndetësor i qytetit, Park Yoo-mi.

Park deklaroi se ekipi i mbledhjes së mostrave të kafshëve do të vizitojë shtëpitë e pacientëve të vendosur në karantinë, për t’i testuar kafshët shtëpiake.

Deri më tani ende nuk është konfirmuar transmetimi i coronavirusit nga kafshët tek njeriu.

Secili qen apo mace që rezulton pozitiv me sëmundjen e COVID-19 do të duhet të izolohet për 14 ditë.

Koreja e Jugut raportoi rastin e saj të parë të infeksionit tek kafshët kur një mace shtëpiake doli pozitive me coronavirus më 21 janar, sipas Agjencisë së Kontrollit dhe Parandalimit të Sëmundjeve të Vendit (KDCA). 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat