Avokati aksidentalisht përdor filter në seancën gjyqësore në Zoom, duke e bërë veten mace

Bota

Avokati aksidentalisht përdor filter në seancën gjyqësore në Zoom, duke e bërë veten mace

Më: 11 shkurt 2021 Në ora: 10:46
foto nga vendi ngjarjes

Aksidentet ndodhin, por disa po që janë qesharake.

Një gjykatës nga Teksas ka një këshillë për të gjithë që do të marrin pjesë në një seancë gjyqësore përmes Zoom: gjithmonë kontrolloni filterin para se të futeni në mbledhje.

Këshilla e gjykatësit Roy Ferguson vjen pasi një avokat pa dashje u bashkua në video konferencë për një seancë gjyqësore me një filter të Zoom që e bëri atë të duket si një kotele.

Avokati Rod Ponton tha: “Jam këtu live, dhe nuk janë një mace”. Gjykatësi u përgjigj “Po, mund ta shoh”.

Klipi i shkurtër u nda në internet nga Ferguson, dhe video përfundon me të tjerët duke u përpjekur të mësojnë avokatin se si ta heqë filterin. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat