Nëna me kancer blen dhurata për fëmijët kur ajo të largohet nga kjo botë

Bota

Nëna me kancer blen dhurata për fëmijët kur ajo të largohet nga kjo botë

Më: 14 shkurt 2021 Në ora: 12:38
Tiffany Dean

Një nënë e re, e cila po vdes nga një kancer i rrallë, po lë mesazhe të dashura dhe dhurata për fëmijët e saj që t’i shpalosin ato pasi ajo të ketë shkuar nga kjo botë.

Tiffany Dean nga Herne Bay, Kent, pak para Krishtlindjes u diagnostikua nga një kancer i rrallë që prek vetëm katër ose pesë njerëz në 100,000.

Pasi pësoi shqetësime të stomakut për muaj të tërë, mjekët konfirmuan diagnozën tronditëse dhe i dhanë lajmin Tiffany dhe burrit të saj Sean, 32 vjeç, se tumori i saj ishte i paoperueshëm, domethënë kanceri i saj në fazën e avancuar ishte terminal dhe ajo kishte vetëm pak muaj deri në një vit për të jetuar, raporton SomersetLive.

Ishte një rrufe në qiell për nënën e re më parë të shëndetshme për Henry, 7 vjeç, Chloe, gjashtë dhe 16-muajshe Jacob, por ajo po përqendrohet me vetëmohim të lërë sa më shumë kujtime, mesazhe dhe dhurata të dashura për fëmijët e saj.

Duke folur në emër të Tiffany – e cila po bën kimioterapi me shpresën që të ketë më shumë kohë për të kaluar me familjen e saj dhe është shumë e sëmurë për të folur gjatë për veten e saj – Sean tha: “Është shkatërruese e shpirtit”.

“Ju i bëni këto betime, në sëmundje dhe në shëndet, por kurrë nuk mendoni se diçka e tillë mund t’i ndodhë personit që e doni”.

Sean shpreson shumë se Tiffany mund të jetojë aq kohë sa të shohë përvjetorin e pestë të martesës në gusht.

Dhe ai tha: “Më duket sikur po humbas një copë nga vetja”.

Çifti, i cili u takua në një pub ku Sean po punonte kur ajo ishte vetëm 18 dhe ai ishte 23, tani po planifikojnë dhurata nga Tiffany për fëmijët e tyre që të zgjidhen në çdo ditëlindje deri në moshën 18 vjeç, dhe ajo gjithashtu do të bëjë regjistrime të zërit të saj për t’i ngushëlluar pasi ajo të ketë shkuar.

Tani mamaja e përkushtuar po përpiqet të imagjinojë të ardhmen dhe të planifikojë dhurata të përshtatshme për secilin nga fëmijët e saj ndërsa rriten.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat