Izraeli vlerëson me çmim 1 milion dollarësh Faucin për ‘mbrojtjen e shkencës’

Bota

Izraeli vlerëson me çmim 1 milion dollarësh Faucin për ‘mbrojtjen e shkencës’

Më: 16 shkurt 2021 Në ora: 15:52
Anthony Fauci

Eksperti amerikan i sëmundjeve infektive Anthony Fauci, është vlerësuar me një çmim prestigjioz prej 1 milion dollarësh për angazhimin e tij në shkencë.

Doktor Faucit, i cili shpesh kishte mosmarrëveshje me ish-presidentin amerikan, Donald Trump rreth mënyrës së trajtimit të pandemisë, iu dha Çmimi Dan David nga Izraeli për “mbrojtjen e shkencës”.

Ai gjithashtu u vlerësua për avokimin rreth vaksinave ndaj koronavirusit dhe për udhëheqjen e tij në hulumtimin e HIV.

Dr Fauci, 80 vjeçar, ka këshilluar shtatë presidentë të SHBA.

Ai u njoh për “mbrojtjen me guxim të shkencës përballë kundërshtimit të painformuar gjatë krizës sfiduese me COVID”, tha komiteti i çmimeve në një deklaratë.

Fauci “është modeli i përkryer i udhëheqjes dhe ndikimit në shëndetin publik”, theksohet më tej, raporton BBC.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat