Pulëbardhat s’po mund të fluturojnë nga mbipesha, po hanë “fast food”

Bota

Pulëbardhat s’po mund të fluturojnë nga mbipesha, po hanë “fast food”

Më: 18 shkurt 2021 Në ora: 16:02
Pulëbardhat

Pulëbardhat në Bahrejn janë cilësuar si me shumë mbipeshë për të mundur që të fluturojnë, sepse ato po hanë ushqim të shpejtë, të cilin po e lënë njerëzit.

Më saktësisht, pulëbardhat po ngarendin pas paketimeve me një ushqim tradicional të quajtur machboo, të përbërë nga mishi djegës i pulës dhe orizi i gatuar në vaj, shkruan Independent.

Zyrtarët thonë se pulëbardhat janë mësuar aq shumë me këtë ushqim, saqë ato e kanë braktisur terrenin e natyrshëm të tyre për sigurimin e ushqimit – detin.

Abdullah Al Qubaisi, drejtor i komisionit teknik të këshillit komunal verior, tha se pulëbardhat me mbipeshë që po enden rrugëve po e dëmtojnë reputacionin e lagjeve të respektuara.

Duke bërë thirrje për shmangien e hedhjes së ushqimit aty ku nuk duhet, ai shtoi: “Pulëbardhat nuk po fluturojnë më, sepse janë me shumë mbipeshë. Mund t’i shohim duke ecur në tokë, duket sikur kanë dalë nga puna dhe kanë ardhur për të ngrënë drekë.”

Një dukuri e tillë është vërejtur edhe në Britaninë e Madhe, ku ushqimi i shpejtë, i hedhur nga njerëzit, po i tërheq pulëbardhat më thellë në territorin tokësor.

Gjashtë vjet më parë, shkencëtarët e Universitetit të Liverpulit zbuluan se pulëbardhat po shtojnë peshë trupore pasi po hanë shumë ushqim të hedhur nga njerëzit. Në studim u tha se kjo mund të shkaktojë edhe probleme shëndetësore për pulëbardhat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat