Vaksinat anti-covid priten të arrijnë në muajin e ardhshëm në Siri

Bota

Vaksinat anti-covid priten të arrijnë në muajin e ardhshëm në Siri

Më: 23 shkurt 2021 Në ora: 18:05
Foto ilustrim

Veri-perëndimi i mbajtur nga rebelët e Sirisë do të marrë dërgesën e parë të vaksinës së koronavirusit të AstraZeneca deri në fund të muajit të ardhshëm, ka thënë Organizata Botërore e Shëndetësisë

Dozat u prokuruan përmes programit Covax, i cili synon të sigurojë qasje të barabartë në mbarë botën për vaksinat kundër Covid-19.

35 deri në 40 përqind të vaksinave do të viheshin në dispozicion në tremujorin e parë të 2021 dhe 60 deri në 65 përqind në tremujorin e dytë, tha një zëdhënës i OBSH-së për agjencinë e lajmeve AFP.

Drejtoria shëndetësore për territorin e kontrolluar nga opozita tha se pritet të marrë 120,000 doza të vaksinës AstraZeneca deri në muajin e ardhshëm,

“Ata do të mbulojnë 60,000 njerëz”, duke filluar me punonjësit e linjës së parë shëndetësore, të moshuarit dhe njerëzit e sëmurë kronikë, tha zëdhënësi i saj Imad Zahran.

Veri-perëndimi i Sirisë, shumica e të cilave kontrollohet nga Hayat Tahrir al-Sham, është shtëpia e rreth katër milion njerëzve, përfshirë 2.8 milion që kanë nevojë për ndihmë urgjente.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat