Tanke, avionë e armatime luftarake, zbuloni Muzeun Ushtarak Nënujor në Detin e Kuq

Bota

Tanke, avionë e armatime luftarake, zbuloni Muzeun Ushtarak Nënujor në Detin e Kuq

Më: 28 shkurt 2021 Në ora: 08:05
Muzeu Ushtarak Nënujor në Detin e Kuq

Tanke, një helikopter luftarak, armë, me siguri që do të mendoni se do t’i shihnit në një zonë luftimi ose në një bazë ushtarake, por në Jordani këto mund të shihen të ekspozuara në një muze nënujor.

Për të finalizuar krijimin e këtij muzeu ushtarak në brigjet e Detit të Kuq, autoritetet lokale dhe forcat e armatosura kaluan shtatë ditë duke zhytur këto pajisje. Vendi i zhytjes, është krijuar në mënyrë të atillë që të integrohet me mjedisin ekzistues të koraleve.

Projekti ofron një përvojë unike, ku turistët e dashuruar pas aventurave mund të provojnë bashkëveprimin midis sporteve, mjedisit ujor dhe të njihen me 19 mjete luftarake, të zhytura në thellësinë 28 metra.

Ato përfshijnë tanke të madhësive të ndryshme, një ambulancë, një vinç ushtarak, një transportues personeli, armë dhe helikopterë.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat