Në buzë të greminës për piknik, policia shpëton familjen nga rreziku

Bota

Në buzë të greminës për piknik, policia shpëton familjen nga rreziku

Më: 1 mars 2021 Në ora: 07:58
Foto ilustrim

Policia britanike në North Yorkshire evakuoi një familje prej 3 anëtarësh që kishin zgjedhur të bënin piknik në një vend shumë të rrezikshëm.

Çifti i turistëve kishte zgjedhur të ngrinte tendën dhe të kalonte natën në një zonë të parkut Cleveland Way, pranë një gremine.

Rojet bregdetare pikasën tendën e pazakontë dhe njoftuan autoritetet, të cilat këshilluan çiftin që kishte dhe një fëmijë të mitur me vete të largonte tendën.

Pasi zona edhe kohët e fundit kishte pasur rrëshqitje dherash kështu që jeta e tyre ishte në rrezik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat