Peshkatarët kapin peshkaqenin 400kg pas betejës 45 minuta për ta hedhur në varkë

Bota

Peshkatarët kapin peshkaqenin 400kg pas betejës 45 minuta për ta hedhur në varkë

Më: 1 mars 2021 Në ora: 18:41
Foto

Disa pamje të pabesueshme tregonin peshkatarë që tërhiqnin në barkën e tyre të vogël një peshkaqen më shumë se 400 kilogramë, pasi kishin luftar me te për 45 minuta derisa ngordhi në brigjet e Sydney, Australi.

Pamjet tregonin një prej tyre që lidhte peshkaqenin tigër, koka e të cilit varej nga fundi i barkës së peshkatareve.

Pesë peshkatarët australianë kishin kapur bishën e egër në det dhe e peshuan në portin e Port Hacking. Peshkaqenët tigër njihen për natyrën e tyre të egërsuar, dhe për nga numri i vrasjeve të njerëzve renditën të dytët, vetëm pas peshkaqenëve të bardhë.

Tufat e tyre janë vendosur tashmë gjatë brigjeve lindore të Australisë gjatë verës, duke ndjekur ushqimin që vjen aty bashkë me rrymat detare.

Këta peshkaenë rriten deri në 7.62 metra gjatësi dheg nganjherë mund të arrijnë në pesha prej 800kg.

Surfisti Charles Cernobori, 59 vjeç, u vra në plazhin e Cable Bay në nëntor pasi u sulmua nga një predator i tillë 4 meta i gjatë.

Vdekja e Cernobori erdhi gjashtë javë pas një sulmi tjetër fatal nga peshkaqenët në brigjet australiane, kur Andrew Sharps u zhduk më 9 tetor.

Në 2020, Australia regjistroi shifrat më të mëdha të sulemve fatale të peshkaqenëve në rreth 100 vjet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat