Ambasadorja rrah dhe maltreton pastruesen e shtëpisë, gjithçka filmohet në kamera

Bota

Ambasadorja rrah dhe maltreton pastruesen e shtëpisë, gjithçka filmohet në kamera

Më: 2 mars 2021 Në ora: 17:35
Foto nga vendi i ngjarjes

Filipinet kanë shkarkuar nga detyra dhe shërbimet publike ambasadoren, Maricho Mauro.

Ambasadorja e Filipineve në Brazil është zbuluar në bazë të kamerave se ka rrahur dhe torturuar pastruesen e shtëpisë.

Pamjet janë shokuese dhe barbara ku shihet se si ambasadorja ka rrahur dhe keqtrajtuar në mënyra të ndryshme pastrusen e shtëpisë së saj, e cila po ashtu ishte një filipinase.

Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte, ka njoftuar dje shkarkimin e saj.

Mauro do të humbasë të drejtat e saj të pensionit dhe nuk mund të punojë më në shërbimin publik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat