Momenti kur gazetari i Associated Press arrestohet nga policia në Mianmar

Bota

Momenti kur gazetari i Associated Press arrestohet nga policia në Mianmar

Më: 3 mars 2021 Në ora: 16:23
Pamje nga vendi i ngjarjes

Është publikuar videoja e arrestimit të gazetarit të Associated Press, Thein Zaw, derisa po fotografonte forcat e rendit në Mianmar, po tani ai po akuzohet si pjesëmarrës në protestat e organizuar kundër puçit ushtarak.

Autoritetet e këtij vendi akuzojnë Thein Zaw dhe pesë anëtarë tjera të media, se kanë shkelur ligjet e vendit edhe se mund të dënohen deri në tre vite burgim.

Në video shihen Zaw duke qëndruar në skaj të rrugës duke fotografuar forcat e rendit që iu vërsuleshin protestuesve në Yangon, kur befasisht grupi i policëve ndalën dhe e kapin për ta prangosur.

Është interesant se Zaw nuk shfaqet i dhunshëm, derisa policët të armatosur deri në dhëmbë e rrethojnë dhe pa humbur kohë e prangosin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat