Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7,3 e ka goditur bregun e Zelandës së Re sot, duke rritur shqetësimin për një cunami të mundshëm.
Zelandezët e rinj që banojnë në bregun e Ishullit Verior morën alarmin që të iknin prej andej nëse kanë ndjerë dridhjet e gjata dhe të forta në orët e para të së premtes.
Dëshmitarët përshkruan “dridhje të gjata” derisa kishte edhe zhurmë të çarjes së shtëpive.
Ky tërmet besohet se ka zgjatur për gati një minutë të plotë, por nuk ka pasur raportime të menjëhershme për viktima.
Qendra për Paralajmërim të Cunamive në Paqësor, ka dhënë alarmin për cunami brenda epiqendrës prej 180 miljesh.
Priten lajme të tjera nga ky rast.