Izraeli, Austria dhe Danimarka do të formojnë një fond për zhvillimin e vaksinave

Bota

Izraeli, Austria dhe Danimarka do të formojnë një fond për zhvillimin e vaksinave

Më: 4 mars 2021 Në ora: 17:58
Ilustrim

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha sot se Izraeli, Austria dhe Danimarka do të formojnë një fond të përbashkët për kërkimin dhe zhvillimin e vaksinave COVID-19.

"Ne do të krijojmë një fond të përbashkët kërkimi dhe zhvillimi dhe do të diskutojmë mundësinë e investimeve të përbashkëta në objektet e prodhimit të vaksinave." tha ai.

Këtë deklaratë e dha në një konferencë shtypi me kancelarin austriak Sebastian Kurz dhe kryeministrin danez Meta Frederiksen.

Ai ftoi vendet e tjera të bashkohen me ta, raporton Reuters.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat