Shembet çatia në shkollën e mesme, lëndohen 12 persona, mes tyre 9 nxënës

Bota

Shembet çatia në shkollën e mesme, lëndohen 12 persona, mes tyre 9 nxënës

Më: 6 mars 2021 Në ora: 18:24
Foto ilustrim

Mediat amerikane raportojnë se 12 persona përfshirë 9 fëmijë janë lënduar, kur të premten në orët e para të mëngjesit u shemb pjesërisht çatia e një shkolle të mesme në Florida.

Incidenti ka ndodhur në shkollën e mesme James Ricards në Oakland Park. Autoritetet lokale kanë bërë të ditur se drejtori i shkollës kishte dëgjuar një zhurmë të madhe, para se të zbulonte që çatia e shkollës ishte shembur pjesërisht.

Sipas zëdhënës së Oaklan Park, Shanon Vezine, rrjedhja e ujit në shkollë kishte shkaktuar shembjen duke shkaktuar edhe dëme të mëdha materiale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat