Rouhani: Irani i gatshëm të marrë masa menjëherë, nëse SHBA heq sanksionet

Bota

Rouhani: Irani i gatshëm të marrë masa menjëherë, nëse SHBA heq sanksionet

Më: 7 mars 2021 Në ora: 19:47
Hassan Rohani

Irani ka bërë të ditur se është gati të ndërmarrë hapa për të përmbushur kushtet e parashikuara në marrëveshjen bërthamore të vitit 2015 me fuqitë botërore, sapo Shtetet e Bashkuara të heqin sanksionet ekonomike ndaj vendit.

"Irani është i gatshëm të ndërmarrë menjëherë masa shpërblyese bazuar tek marrëveshja bërthamore e të përmbushë angazhimet e tij menjëherë sapo të hiqen sanksionet e paligjshme amerikane dhe pasi SHBA-ja të braktisë politikën e kërcënimeve e të presionit", tha Presidenti iranian Hassan Rohani më 7 mars.

Zoti Rohani i bëri komentet gjatë një takimi në Teheran me Ministrin e Jashtëm irlandez Simon Coveney, mes përpjekjesh diplomatike për të ringjallur marrëveshjen e rëndësishme bërthamore. Irlanda nuk është palë në marrëveshje, por Dublini ka rolin e lehtësuesit në zbatimin e marrëveshjes.

Zoti Rohani kritikoi vendet evropiane nënshkruese të marrëveshjes, sikurse Britania, Franca dhe Gjermania, për atë që ai tha se ishte mosveprim i tyre në angazhimet ndaj marrëveshjes. Ai tha se Irani "është pala e vetme që ka paguar një çmim për të".

Presidenti amerikan Joe Biden ka sinjalizuar gatishmërinë e tij për të ringjallur marrëveshjen, por këmbëngul që Irani fillimisht t’u kthehet të gjitha detyrime të tij bërthamore bazuar tek ajo.

Ish-Presidenti Donald Trump morri vendim për tërheqjen e Uashingtonit nga marrëveshja që synonte të kufizonte programin bërthamor të Iranit në këmbim të lehtësimit nga sanksionet.

Administrata Trump argumentoi se marrëveshja nuk arrinte t’i jepte zgjidhje programit të raketave balistike të Iranit ose mbështetjes nga ana e Teheranit të grupet rajonale që Uashingtoni i konsideron terroristë.

Pas tërheqjes në 2018, Shtetet e Bashkuara vendosën sërish sanksionet ndaj Teheranit. Si përgjigje Irani, gradualisht dhe publikisht braktisi kufijtë e përcaktuara në marrëveshje për zhvillimin e programit të tij bërthamor. /VOA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat