UNICEF ngre alarmin: Covid-19 po nxit martesat e të miturave, rrezik për vajzat

Bota

UNICEF ngre alarmin: Covid-19 po nxit martesat e të miturave, rrezik për vajzat

Më: 10 mars 2021 Në ora: 06:59
Ilustrim

UNICEF-i jep alarmin: pandemia korona po shton martesat e të miturave. Kjo përbën rrezik për vajzat.

Për shkak të pandemisë Covid-19, UNICEF-i mendon se në të gjithë botën mund të lidhen rreth dhjetë milionë martesa me të mitur dhe të mitura. Në analizën e UNICEF-it thuhet se kjo rrezikon përparimet e arritura për vite të tëra në luftimin e kësaj praktike. Faktorë rreziku për vajzat janë mbyllja e shkollave ose vdekja e prindërve për shkak të Covid-19.

DW shkruan se gjatë dhjetë viteve të fundit, përqindja të miturave të martuara në të gjithë botën kishte rënë me 15 për qind, pra rreth 25 milionë martesa që ishin arritur të parandalohen.

“Efekte të thella”

Vajzat që martohen në fëmijëri kanë pasoja gjatë gjithë jetës, siç thekson UNICEF-i. Ka shumë gjasa që ato kanë përjetuar dhunë në familje dhe nuk i kanë lejuar të shkojnë në shkollë. Po ashtu me shtatzënitë e hershme dhe të paplanifikuara ekziston gjithashtu rrezik, i cili mund të çojë në komplikime dhe vdekje. Vajzat gjithashtu mund të izolohen nga familjet dhe miqtë e tyre dhe të përjashtohen nga pjesëmarrja në komunitet.

COVID-19 ka “efekte të thella” në jetën e vajzave, sipas analizës së UNICEF. Kufizimet e udhëtimit dhe distanca i bëjnë të vështira qasjen në kujdesin mjekësor, shërbimet sociale dhe mbështetjen e komunitetit. Humbja e vendeve të punës dhe pasiguritë ekonomike mund t’i detyrojnë familjet t’i martojnë vajzat e tyre në moshë të mitur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat