Çfarë po thonë ekspertët dhe shkencëtarët, në lidhje me shqetësimet e mpiksjes së gjakut?

Bota

Çfarë po thonë ekspertët dhe shkencëtarët, në lidhje me shqetësimet e mpiksjes së gjakut?

Më: 16 mars 2021 Në ora: 19:48
Foto ilustruese

Ndërsa disa vende kryesisht evropiane kanë vendosur për të pezulluar përkohësisht përdorimin e vaksinës së Oksfordit për shkak të shqetësimeve se mund të lidhet me një numër të vogël incidentesh të mpiksjes së gjakut, më poshtë një përmbledhje e sasj që thanë ekspertët dhe shkencëtarët …

* Agjencia Evropiane e Barnave ka theksuar se “aktualisht nuk ka tregues se vaksinimi i ka shkaktuar këto gjendje shëndetësore”, dhe shtoi se përfitimet e marrjes së vaksinës janë më të mëdha se rreziqet.

* Silvestro Scotti, kreu i Federatës Italiane të Mjekëve të Përgjithshëm, tha: “Gjëja e çmendur është se, edhe nëse korrelacioni midis vaksinës dhe mpiksjes së gjakut do të vërtetohej, do të ishte një normë prej 0.007 në një mijë. Po ju jap një shembull: pilula e kontrollit të lindjes, e cila përdoret gjerësisht dhe nuk shqetëson askënd, ka një normë të provuar të rrezikut prej 0.6 në një mijë. Edhe në skenarin më të keq, raporti i rrezikut / përfitimit për këtë vaksinë është jashtëzakonisht i favorshëm. U duhet shpjeguar njerëzve”.

* Epidemiologu Dr Deepti Gurdasani i tha Sky News se ndalimi është për shkak të një “maturie të tepruar” dhe nuk ka asnjë provë aktuale që lidh të dyja – por shqetësimet duhet të hetohen “plotësisht, por shpejt”.

* Margaret Harris e Organizatës Botërore të Shëndetësisë ka thënë se 268 milion doza të vaksinave COVID-19 nga prodhues të ndryshëm janë administruar në të gjithë botën dhe asnjë nuk është vërtetuar të shkaktojë qoftë edhe një vdekje të vetme. / SkyNews – Bota.al

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat