Sekretari amerikan i Mbrojtjes viziton Afganistanin

Bota

Sekretari amerikan i Mbrojtjes viziton Afganistanin

Më: 21 mars 2021 Në ora: 15:40
Lloyd Austin

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin u takua me presidentin afgan Ashraf Ghani gjatë një vizite në Kabul të dielën, tha pallati presidencial në një deklaratë.

Ata diskutuan procesin e paqes dhe shqetësimet mbi rritjen e dhunës. Sekretari Austin bëri një vizitë të panjoftuar më parë në kryeqytetin afgan pas një udhëtimi këtë javë në Indi.

Vizita vjen në një kohë të rëndësishme për procesin e paqes në Afganistan.

Administrata Biden rishqyrton planet për Afganistanin përpara një afati përfundimtar të tërheqjes së trupave amerikane në maj për të cilën ka rënë dakort administrata e mëparshme e Trumpit me kryengritësit talibanë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat