BE-ja pritet të sanksionojë 11 individë të përfshirë në grusht-shtetin në Birmani

Bota

BE-ja pritet të sanksionojë 11 individë të përfshirë në grusht-shtetin në Birmani

Më: 22 mars 2021 Në ora: 10:10
Birmani

Bashkimi Evropian pritet t’u vë sanksione 11 individëve të lidhur me grusht-shtetin në Birmani më 1 shkurt.

Këtë e ka bërë të ditur shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell.

Ai këtë e konfirmoi në takimin e ministrave të jashtëm të BE-së në Bruksel.

“Për Birmaninë ne do të marrim masa ndaj 11 personave të përfshirë në grusht-shtetin dhe shtypjen e demonstratave”, ka thënë Borrell.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat