Egjipt, gjendet e gjallë nën rrënoja një foshnje 6-muajshe

Bota

Egjipt, gjendet e gjallë nën rrënoja një foshnje 6-muajshe

Më: 28 mars 2021 Në ora: 23:06
Foto ilustrim

Punëtorët e kërkimit dhe shpëtimit nxorrën një foshnjë 6-muajshe të gjallë nga rrënojat e një ndërtese të shembur në Egjiptm. Numri i të vdekurve nga incidenti u rrit në 25, thanë të dielën zyrtarët egjiptianë, transmeton Indeksonline.

Nëna, babai dhe motra e foshnjës tashmë ishin gjetur të vdekur, por ekipet vazhduan kërkimin për vëllain e madh, i cili ishte zhdukur, thanë zyrtarët, të cilët folën në kushte anonimiteti sepse nuk ishin të autorizuar të informonin mediat.

Gjendja e djalit të ri ishte e qëndrueshme që nga e diela, tha një zyrtar, raporton AP.

Nuk ishte e qartë se çfarë e shkaktoi shembjen e ndërtesës.

Rrëzimet e ndërtesave nuk janë të rralla në Egjipt, pasi që ndërtimi është i dobët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat