Qyteti australian futet në bllokim total për shkak të shtatë rasteve me COVID-19

Bota

Qyteti australian futet në bllokim total për shkak të shtatë rasteve me COVID-19

Më: 29 mars 2021 Në ora: 08:57
Brisbane

Qyteti australian i Brisbane do të hyjë në një tjetër bllokim të menjëhershëm tre-ditor për të frenuar një shpërthim të koronavirusit që është rritur në shtatë raste, njofton BBC.

Kryeqyteti i shtetit të Queensland, vend me dy milionë banorë, do të fillojë bllokimin nga dita e hënë.

Në janar, qyteti gjithashtu u mbyll për tre ditë për shkak të një rasti të vetëm.

Qyteti ka regjistruar shumë pak raste me koronavirus që nga vala e parë e virusit në Australi një vit më parë.

Zyrtarët shëndetësorë ende nuk kanë përcaktuar se si virusi ka rrjedhur në komunitet, por kanë thënë se është potencialisht i lidhur me një mjek spitali i cili ishte infektuar dy javë më parë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat