India ka administruar më shumë se 100 milionë doza të vaksinës kundër COVID-19

Bota

India ka administruar më shumë se 100 milionë doza të vaksinës kundër COVID-19

Më: 11 prill 2021 Në ora: 09:09
Foto ilustrim

India ka administruar më shumë se 100 milionë doza të vaksinës kundër coronavirusit, mes valës së dytë vdekjeprurëse të infeksioneve.

Sipas BBC, vendi ka raportuar mesatarisht më shumë se 90 mijë raste në ditë që nga 1 prilli.

Të gjithë personat mbi moshën 45-vjeçare tani kanë të drejtë të vaksinohen kundër COVID-19.

Shumica e dozave u janë dhënë deri më tani punonjësve të vijës së frontit dhe njerëzve mbi moshën 60-vjeçare.

India është “vendi më i shpejtë në botë”, që administroi 100 milionë doza, “duke e arritur këtë në 85 ditë, derisa SHBA-së i mori kohë 89 ditë, dhe Kina arriti momentin në 102 ditë”, tha ministria e shëndetësisë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat