Një i vrarë dhe 12 të plagosur në një sulm me bombë në Irak

Bota

Një i vrarë dhe 12 të plagosur në një sulm me bombë në Irak

Më: 15 prill 2021 Në ora: 17:21
Foto ilustrim

Një shpërthim i fuqishëm me bomb tronditi një treg në Bagdadin lindor të enjten, duke vrarë një person dhe duke plagosur 12 të tjerë, sipas ushtrisë së Irakut.

Një zyrtar i policisë ka thënë se shpërthimi në qytetin Sadr City, në lagjen Habibiya, ishte shkaktuar nga një makinë bombë.

Një deklaratë ushtarake ka thënë se një person u vra dhe 12 u plagosën, sipas një hetimi paraprak. Pesë vetura u dogjën, shtuan ata, pa thënë se çfarë e shkaktoi shpërthimin.

Shpërthimet në kryeqytetin irakian, veçanërisht në lagjen mbizotëruese shiite të qytetit Sadr City, dikur ishin dukuri e përditshme, por janë bërë më pak të shpeshta në vitet e fundit, veçanërisht pas humbjes së grupit të Shtetit Islamik në vitin 2017.

Askush nuk mori menjëherë përgjegjësinë për bombardimin e së enjtes.

Zhvillimi vjen disa orë pasi një sulm me dron që shënjestroi trupat e koalicionit të drejtuara nga Shtetet e Bashkuara afër aeroportit Irbil dhe një baze ushtarake turke në Irakun verior.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat