Kazakistani ul avionët gjuajtës në autostradë, si pjesë e manovrave përgatitore

Bota

Kazakistani ul avionët gjuajtës në autostradë, si pjesë e manovrave përgatitore

Më: 19 prill 2021 Në ora: 17:21
Foto

Në fillim të muajit forcat ajrore të Kazakistanit kryen manovra të gjera ushtarake për të testuar gatishmërinë e njësive speciale të ushtrisë.

Objektivi i manovrave Altyn Zhebe (Shigjeta e Artë) ishte verifikimi i gatishmërisë së forcave speciale, përmirësimi i stërvitjes në terren dhe kohës së vënies në luftim.

Manovrat përfshinin forcat ajrore dhe dislokimin e trupave nga ajri. Operacionet u kryen përgjithësisht natën, kur trupat u lëshuan me parashutë në zonat malore, të monitoruar nga mjetet ajrore pa pilot.

Në mbyllje të manovrave një avion ushtarak transporti Airbus C295M dhe një gjuajtës Sukhoi Su-27P/BM2 përdorën për uljen e tyre një rrugë pranë bazës ajrore në Mangistau, për të demonstruar aftësitë e lëvizshmërisë së forcës. Ministria e brendshme e Kazakistan publikoi video të manovrave në rrugë.

Rajoni Mangistau është pranë bazës ajrore të Aktau, në jugperëndim të vendit pranë detit Kaspik.
 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat