Muzikanti e tejkalon frikën e fluturimit me parashutë duke luajtur në violinë

Bota

Muzikanti e tejkalon frikën e fluturimit me parashutë duke luajtur në violinë

Më: 21 prill 2021 Në ora: 16:54
Fikret Eren

Një muzikant turk i cili ishte nervoz për shkak të shëtitjes me parashutë për herë të parë, e mori violinën me vete për ta hequr vëmendjen nga frika e tij dhe mbajti një koncert në ajër.

Fikret Eren, i cili jep mësim violine, tha se shoku i tij i vjetër, Semih Er, një paragllajder profesionist, e inkurajoi atë që ta vizitonte qiellin për herë të parë.

Eren tha se ishte nervoz me këtë fluturim të tij të parë të këtij lloji dhe Er e sugjeroi që të gjente një mënyrë për të shpërqendruar veten gjatë qëndrimit në ajër.

Këshilla u pranua dhe ai e solli violinën me vete për të luajtur instrumentin lart mbi provincën e Kayserit.

Er u shpreh se Eren e kapërceu frikën e tij dhe tani është regjistruar në një klasë për të marrë licencën e tij për paragllajding.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat